KreuCelebrity

59 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe; ja 7 fakte që duhet t’i dini për të

Marilyn Monroe është një padiskutim një legjendë. Një yll, i cili nuk do të shuhet kurrë. Simbol i bukurisë femërore, një grua tërheqëse, intriguese dhe shumë e komplikuar. Kanë kaluar 59 vjet nga vdekja e saj, por kujtimi ndaj Monroe mbetet në të gjithë botën i paharruar. Ja disa fakte që duhet t’i dini patjetër për të:

1-Emri i vërtetë i Marilyn Monroe ishte Norma Jeane Mortenson.

2-Ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur u kthye në bionde

3-Kishte vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual.

4-Pozoi nudo për vetëm 50 dollarë

5-Ëndërronte të bëhej nënë kur u martua me Arthur Miller. Kishte marrë iniciativë për këtë gjë, por fatkeqësisht, kishte abortuar katër herë.

6-U varros me fustanin e saj të preferuar jeshil Puçi.

7-Bashkëshorti, Joe DiMaggio, i kishte premtuar se nëse vdes, ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj. Premtim të cilin e mbajti për 20 vjet me radhë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF