Kanë dalë detaje të tjera për pilotin grek, Babis Anagnostopoulos, i cili vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline.
Sipas raportimeve të fundit të mediave greke, Babis Anagnostopoulos kishte marrëdhënie seksuale me një transgjinor të njohur në Greqi. Kontakte, të cilat nuk u ndërprenë as pas njohjes së pilotit me Caroline.
“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Babis pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime. “Kur e pashë në TV, u ngriva”, u shpreh ajo për median greke.



















