Kanye West mbajti performancën e dytë të albumit “Donda” në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta. Edhe këtë natë nuk mungoi Kim Kardashian, e cila u shfaq sërish me veshje të ngjashme me Kanye West. Ata tërhoqën vëmendje dhe ngritën dyshime mbi marrëdhënien e tyre, pasi u shfaqën të dy të veshur nga koka te këmbët me të zeza, shoqëruar me një maskë që iu mbulonte gjithë fytyrën. Kim shoqërohej dhe nga fëmijët, të cilët gjithashtu ishin të veshur me të zeza.
Pas këngës “Love Unconditionally”, e cila dukshëm ishte një “lutje” për Kim që ata të ktheheshin së bashku, Kanye Ëest prezantoi një këngë të re që sërish ishte një dedikim për partneren e tij. “Koha dhe hapësira është luks, por ti erdhe këtu të më tregosh që je e dashuruar me mua”, thoshte ndër të tjera Kanye.



















