Janë të shumta rastet kur personazhe të njohur të showbizit zgjedhin të njëjtën veshje. Këtë radhë ka qenë Dua Lipa dhe Nora Istrefi, të cilat kanë bërë “xing” me të njëjtat rroba banjo.
Sapo dëgjon një lajm të tillë, pyetjet që i vijnë gjithsecilit në mendje janë, “Kush e veshi e para?” dhe “Kujt i shkojnë më shumë?”
Ka qenë e para Dua Lipa ajo që postoi në Instagram e saj një video, ku shihej që kishte zgjedhur një palë rroba banjo të veçanta, ngjyrë blu. Mesa duket këto rroba banjo i ka pëlqyer edhe Nora Istefi e cila së fundmi ka postuar një Instastory me të njëjtin model. Ndërsa se kujt i shkojnë më shumë, atë e vendosni ju…



















