Jennifer Aniston ka vendosur që të ndërpresë lidhjet me miqtë e saj, të cilët janë të pavaksinuar.
Ylli i “Friends” dhe “The Morning Shoë” në një intervistë të revistës “InStyle” tha se kishte ende shumë njerëz të cilët janë antivaksinave, duke shtuar se ajo është distancuar prej miqve të saj të cilët janë kundër vaksinimit. “Ka ende shumë njerëz që janë kundër vaksinave ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është turp i vërtetë. Kam humbur disa njerëz që kanë refuzuar të vaksinohen dhe ishte për të ardhur keq. Ndiej se është detyrim moral dhe profesional për të informuar, meqenëse nuk testohemi çdo ditë”.
Ndërkohë teksa një nga ndjekësit e saj e pyet se pse ishte kaq e tensionuar kur ajo ishte vaksinuar ajo shkroi, “Sepse nëse e ke variantin, prapë mund të ma transmetosh. Mund të sëmurem pak, por nuk do të shtrohem në spital dhe ose nuk do të vdes. Por mund t’ia jap dikujt tjetër që nuk e ka vaksinën dhe shëndeti i të cilëve është i komprometuar (ose ka një sëmundje të mëparshme ekzistuese), dhe për këtë arsye unë mund të vë jetën e tyre në rrezik”.



















