Pas arrestimi të bashkëshortit të Angela Martinit, mediat rumune kanë publikuar detaje të reja. Sipas tyre shkak për arrestimin e Dragos Savulescun, mund të jetë bërë një fotografi që Angela Martini postoi në Instagram, ku pas modeles në një cep të fotografisë shihej bashkëshorti i saj.
Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike. Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka zbuluar herë pas here imazhe nga ai, ku ishin duke kaluar pushime luksoze në ishullin grek Mykonos. Ndërkohë që tanimë ajo ka fshirë të gjitha lokacionet nga fotografitë e saj të postuara dhe nuk ka publikuar asgjë të re.



















