KreuCelebrity

Sulm seksual; një grua amerikane padit princin britanik Andrew

Një grua amerikane ka ngritur një padi kundër princit britanik, Andrew nën akuzën e sulmit seksual. Virginia Giuffre, një akuzuese prej kohësh e biznesmenit të ndjerë Jeffrey Epstein, dorëzoi të hënën padinë në gjykatën federale në Manhattan princin britanik.

Ajo tani jeton në Australi, por ka rrëfyer se kur ishte 17 vjeçe është sulmuar nga anëtari i familjes mbretërore. Ajo tha se princi kryente me të akte seksuale pa pëlqimin e saj, “E bëj përgjegjës princin Andrew për atë që më ka bërë”.

Më tej ajo ka shtuar se shpreson që viktimat e tjera do të shohin padinë e saj dhe do të kuptojnë se është e mundur të mos jetosh në heshtje dhe frikë, por të flasësh dhe të kërkosh drejtësi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF