Vëllai i Meghan Markle, Thomas Markle Jr është bërë pjesë Big Brother VIP në Australi, nga ku ka bërë edhe një deklaratë jo të këndshme për të motrën.
Thomas Markle Jr rrëfeu se ka zhvilluar një bisedë më princin Harry kohë më parë dhe e ka paralajmëruar se motra e tij do t’ia shkatërrojë jetën. “Unë ia thashë princit Harry, mendoj se ajo do të shkatërrojë jetën. Është shumë e cekët”, theksoi ai. Ndërkohë që edhe para dasmës mbretërore Thomas Jr i ka kërkuar princit Harryt të mos martohej me Meghan, me arsyetimin që ajo nuk ishte gruaja e duhur për të.
Kujtojmë që Meghan dhe vëllai i saj kanë të njëjtin baba, por nëna të ndryshime. Ata u rritën veçmas dhe nuk e panë njëri-tjetrin për 7 vite.



















