Bukuroshja Adrola Dushi është një mami pafundësisht e lumtur, dhe këtë gjë shpeshherë e ndan me ndjekësit e saj në Instagram, teksa publikon foto dhe video me të birin shoqëruar me dedikime speciale dhe fjalë zemre për të.
Së fundmi ajo ka publikuar dy fotografi, ku ka pozuar me Troin gjatë pushimeve, dhe përkrah tyre Adrola ka shkruar, “E di që je rritur tashmë, por zemra ime s’e pranon dot. Brenda saj, ti do jesh gjithnjë bebushi im i ëmbël”.



















