Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre muzikor “Llafe llafe”, i cili në vetëm pak orë ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.
Së fundmi Dafina ka shpërndarë në Instagramin e saj disa fotografi të cilat i ka realizuar gjatë xhirimit të këngës, të cilat i shoqëroi me një dedikim ndaj fansave ku dhe zbuloi realizimi i këtij projekti erdhi pas kërkesës së tyre, të cilët dëshironin që këngëtarja të realizonte një këngë me reperin.
“Projekti i fundit me Lyrical Son i cili do të jetë edhe pjesë e albumit #Dafinëmoj u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falënderoj nga Zemra! Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju! Unë jetoj me muzikën dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja, në këtë pikë jemi të gjithë të bashkuar. Dua që t’ju kem gjithmonë pranë duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja”.



















