Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini është arrestuar në Mykonos të Greqisë. Sipas raportimeve në ishullin e famshëm janë arrestuar dy persona, teksa po shpenzonin shifra marramendëse në restorante dhe jahte.
Kujtojmë që biznesmeni rumun Dragos Savulescu u arrestua në fillim të vitit 2019 dhe u dënua me 5.5 vjet burg asokohe, pasi së bashku me bashkëpunëtorët e tij u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh. Fill pas vendimit të gjykatës, biznesmeni u arratis në Itali, konkretisht në Napoli. Ka qenë autoritetet rumune që kanë bërë kërkesë për urdhërarrest ndërkombëtar, dhe vetëm dje u bë i mundur arrestimi i tij nga rojet bregdetare në Mykonos.



















