Ceremonia e prezantimit të Lionel Messi me skuadrën e PSG-së nisi sot në orën 11:00. Teksa ylli i futbollit doli para mediave në sallën e konferencës për shtyp në stadiumin “Parc des Princes”, mes të tjerash tha, “Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj që ta shijoj shumë këtë stadium dhe qytet, dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri.”



















