Teksa Fjolla Morina ndodhet në paraburgim, pas arrestimit të saj rreth 3 javë më parë në një lokal në Prishtinë, bashkëshorti i saj Fisnik Syla ngriti dyshimet me anë të një fotografie që postoi së fundmi në Instagramin e tij.
Vajza e tyre Alayha feston 6-vjetorin dhe ai e uroi të bijën me anë të një fotografie familjare, ku ata shihen në një festë ditëlindjeje dhe Fjolla ndodhet pranë tyre. “Gëzuar ditëlindjen princesha e vogël”, ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse Fjolla ka dalë nga burgu për të festuar apo është thjesht një foto nga festat e mëparshme, pasi ajo vetë në Instagramin e saj nuk ka postuar asnjë, që prej arrestimit të saj.



















