Bashkëshorti i Angela Martinit u arrestua në ishullin e Mykonos, ku ata po kalonin së bashku pushimet. Dragos Savulescun ishte në kërkim nga autoritetet rumune pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike.
Ndërkohë që ky lajm mori vëmendjen e të gjitha mediave, bukuroshja shqiptare ka hequr locationin nga fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, gjithashtu ka bllokuar të gjitha komentet.
Sipas raportimeve shkak për arrestimin e tij u bë pikërisht një fotografi që modelja publikoi në instastory, ku në cep të saj shihej bashkëshorti i Angelës.



















