Moderatorja Eni Vasili si sot një muaj më parë, solli në jetë dy vajzat e saj binjake, të cilat i pagëzoi me emrat Sofi dhe Nikol.
Këtë moment të shënuar dhe të paharruar, Eni ka zgjedhur ta kujtojë përmes një videoje të publikuar në Instagramin e saj, ku shihet ajo pranë një karroce, (ku ndodhen dy vajzat e saj), shihet torta ngjyrë rozë me emrat e vogëlusheve, gjithashtu momente me këmbët dhe duart e tyre të vogla.
Eni e ka shoqëruar videon me tingujt e muzikës së Kerri Brown, “A letter to my daughter” (Një letër për vajzën time), dhe përkrah postimit ka shkruar një pjesë të tekstit të këngës, duke zbuluar se koha ka fluturuar për të dhe dy vajzat i cilëson si pjesën e saj më të mirë, “Ju jeni pjesa ime më e mirë, ju jeni hiri im shpëtimtar”.



















