Mediat rumune së fundmi raportojnë se bashkëshorti i Angela Martinit, është liruar nga ambientet e paraburgimit dhe për të është vendosur masa “arrest shtëpie”, ku nuk lejohet të largohet nga Greqia.
Kjo masë është caktuar nga një gjykatë rumune, e cila ka kërkuar ekstradimin e Dragos Savulescu. Masa e vendosur sjell një sërë detyrimesh, mes tyre dhe paraqitja e tij në gjykatë brenda afateve të përcaktuara.
Kujtojmë që teksa kërkohej nga Interpoli, shkak për arrestimin e tij u bënë postimet e Angela Martinit në Instagram, ku ai shihej teksa pushonte me modelen dhe miqtë e tij në ishullin luksoz të Mykonos.



















