Më në fund babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka pranuar të japë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vjetësh. Këtë të enjte ai paraqiti përgjigjen e tij ndaj peticionit të këngëtares dhe me këtë rast njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, por pa dhënë një afat kohor.
“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears”, është shprehur avokatja e babait të Britney Spears, Vivian Thoreen.
Vendimi i babait të saj për të dhënë dorëheqjen u vlerësua si një “fitore e madhe” nga avokati i ri i këngëtares, Matheë Rosengart. Ndërkohë mes të tjerash në fjalën e tij prmbyllëse ai tha, “Ne jemi të kënaqur, por jo të befasuar që zoti Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të largohet. Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears. Në vend që të bëjë akuza të rreme, zoti Spears duhet të heshtë dhe të tërhiqet menjëherë”.



















