Djali i madh i kryeministrit Rama, Greg Rama, sot feston 31-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ai ka postuar një fotografi nga fëmijëria në rrjetin e tij social Instagram, dhe përkrah saj ka shkruar, “Sot mu kujtua ai pasazhi i çuditshëm që më pat thënë dikush për 20-vjetor: Tani ti je 20 dhe jeta të thërret…Po kur mbush 31 mes pandemisë globale ca thotë jeta…? Apo hajt se folim”
Pas këtij postimi të shumta kanë qenë urimet për Gregun, ndërkohë që kryeministri Rama ende nuk ka bërë një urim publik për të birin.



















