Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në Instagram. Ajo shpesh zgjedh të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj të shumta, duke ndarë me ta edhe detaje nga mënyra e saj e jetesës. Së fundmi një na ndjekësit e ka pyetur nëse Lori ka ndonjë këshillë për të humbur disa kilogramë dy javë para pushimeve.
“Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe sallata ose perime. Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer”, shkroi Lori duke ndarë eksperiencën e saj.



















