KreuCelebrity

“Gjëja më idiote që mund të bënit”; gazetarja s’e mbështeti nismën e saj në Instagram, reagon Bieta Sulo

Pas raportit të OKB-së mbi ndryshimet e klimës, moderatorja e njohur Bieta Sulo krijoi një nismë në Instagram. Ajo ftonte ndjekësit të postonin fotografi me gjelbërim duke krijuar në këtë mënyrë një mjedis virtual të gjelbër. Të shumtë ishin figurat publike që e mbështetën këtë nismë, të cilët postuan fotografitë e tyre në Instagram e ndërkohë ftonin ndjekësit e tyre të bënin po të njëjtën gjë.

Ka qenë gazetarja Balina Bodinaku, e cila jo vetëm që nuk ka pranuar ta bëjë këtë gjë, por pati edhe një reagim në rrjetin e saj social duke e cilësuar si të frikshëm idenë e gjelbërimit virtual. “Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte. Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ajo.

Bieta nuk e ka lenë më kaq, ajo ka ripostuar statusin e Balinës dhe shprehet se nisma do të vazhdojë pavarësisht atyre që e cilësojnë si “gjënë më idiote”. “Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, – ka reaguar Bieta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF