KreuCelebrity

Mes angazhimeve të shumta; Katie Holmes gjen kohë për vajzën e saj Suri Cruise  

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, Katie Holmes, është aktualisht shumë e angazhuar me dy projekte filmike, ku një prej tyre ajo e prodhoi, shkroi, drejtoi dhe po aktron vetë.

Ndërkohë këtë të premte aktorja e njohur ishte e fokusuar të kalonte kohë me familjen e saj, teksa u pa në rrugët e New York City me vajzën e saj 15-vjeçare Suri Cruise.

Ylli i Dawson’s Creek, kishte veshur një bluzë të bukur të bardhë, një palë pantallona të freskëta të përthyera nga fundi, shapka të zeza të stolisura me kopsa të mëdhenj ari dhe mbante mbi supe një çantë të zezë prej lëkure.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF