Landi na surprizoi të gjithëve me lajmin që u bë baba, e që nga ajo ditë ai vazhdimisht ka ndarë fotografi dhe dedikime për të birin në rrjetet e tij sociale.
E megjithëse deri më sot me partneren Landi është treguar i kursyer dhe ka preferuar të mos ndajë momente me të, duket se një fotografie e cila është shkrepur gjatë shtatzënisë së saj ai nuk i ka rezistuar dot dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij, “Zoti është gjithmonë i mirë”, ka shkruar ai përkrah fotografisë.



















