Këngëtarja aq e dashur për publikun Dafina Zeqiri ka dhënë një super lajm për të gjithë fansat e saj dhe të Mc Kresha. Dy artistët së shpejti do të vijnë me një projekt të përbashkët muzikor, i cili padyshim do të jetë një sukses i vërtetë.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë Dafin, e cila me anë të një postimi në instastory zbuloi se kënga e tyre do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj”. “Së shpejti! Dafina fr Mc Kresha”, ka shkruar ajo, duke mos zbuluar detaje të tjera rreth bashkëpunimit.



















