Një pjesë e zakoneve të higjienës personale të të famshmëve janë vënë në pikëpyetje kur u zbulua se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis lajnë fëmijët e tyre vetëm kur shohin papastërti të dukshme mbi ta. Së fundmi Matthesw McConaughey është përfshirë në debat pasi u shfaqën raportet se aktori 51-vjeçar nuk ka përdorur deodorant për rreth tre dekada. Aktori fitues i Oskarit zbuloi se neveria e tij ndaj kundradjersës doli ndërsa ai ishte duke filmuar Fool’s Gold në 2008, me kolegen e tij Kate Hudson.
Sipas Buzz Feed, aktorja u shpreh: “Ai sillte gjithmonë me vete një lloj përbërje me kripe, një deodorant natyral. Nuk ka përdorur asnjëherë deodorant. Ndërsa vetë aktori, lidhur me këtë është shprehur, “Gratë në jetën time, përfshirë mamanë time, gjithmonë më kanë thënë: ‘Era jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty’.
Ndërsa, një ish-kolege e aktorit, Yvette Nicole Brown, tha, “Mbaj mend që Mattheë tha se ai nuk përdorte deodorant, por nuk vinte erë. Kështu që mendimi im i parë ishte, duhet t’i afrohem sa më shumë të mundem për të parë a ka të drejtë. Ai nuk kishte erë. Ai mbante erë granola dhe jetese të mirë. Ka një erë të ëmbël. Është e vërtetë ajo që thotë”.
Pavarësisht se është antideodorant, Mateu këmbëngul se e merr seriozisht higjienën e tij personale, duke pretenduar se bën dush disa herë në ditë dhe lan dhëmbët deri në pesë herë. Ai thjesht ‘nuk i pëlqen të nuhasë si dikush apo diçka tjetër.’



















