Refugjatët e parë afganë mbërrijnë këtë pasdite në Shqipëri në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi u bë i ditur pas një takimi që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pati me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Cështja e strehimit të tyre ishte një nga pikat kryesore të bisedës. “Situata po ndryshon shumë shpejt. SHBA po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare. Nuk kemi ende një numër të caktuar për refugjatët afganë që do të vijnë këtu dhe do të shkojnë në destinacionin final, në SHBA, ndërkohë që të tjerë po shkojnë direkt në SHBA,” tha ambasadorja amerikane. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme, grupi i parë i refugjatëve politikë afganë do të strehohet në dy godina konvikti në qytetin Studenti dhe në disa hotele në Durrës.



















