KreuCelebrity

Pas marrjes së pushtetit; talebanët zbulojnë se çfarë do të ndodhë në Afganistan

Pas marrjes së pushtetit; talebanët zbulojnë se çfarë

Pas marrjes së pushtetit talebanët kanë dhënë konferencën e parë për media, ku kanë treguar detaje se çfarë do të ndodhë në Afganistan. Ata deklaruan se nuk duan të kenë probleme me bashkësitë ndërkombëtare, por theksuan se ata kanë të drejtë të veprojnë sipas parimeve të tyre fetare, “Vendet e tjera kanë qasje dhe rregulla të ndryshme. Afganët kanë të drejtë të kenë rregullat dhe rregulloret e tyre në përputhje me vlerat tona.”, u shpreh zëdhënësi i talebanëve.

Në lidhje me fatin e grave afgane ai tha, “Ne jemi të përkushtuar ndaj të drejtave të grave nën sistemin e sheriatit, ligjit islam. Ato do të punojnë krah për krah me ne. Ne duam të sigurojmë bashkësinë ndërkombëtare se nuk do të ketë diskriminim. Gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda kornizës sonë”.

Ndërkohë për mediat zëdhënësi i talebanëve theksoi se ato do të vazhdojnë aktivitetin, por jo kundra tyre, “Asgjë nuk duhet të jetë kundër vlerave islame kur bëhet fjalë për aktivitetet e mediave. Ju në media duhet t’i kushtoni vëmendje mangësive tona në mënyrë që t’i shërbejmë kombit. Por media nuk duhet të punojë kundër nesh. Ato duhet të punojnë për unitetin e kombit. Media private mund të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pavarur”.

Kur u pyet për ata që kanë punuar me fuqitë e huaja zëdhënësi i talebanëve u shpreh: “Nuk do të hakmerremi ndaj askujt. Ne nuk duam të largohen të rinjtë që janë rritur këtu. Ata janë pasuria jonë. Askush nuk do të trokasë në derën e tyre dhe nuk do t’i pyesë se për kë kanë punuar. Ata do të jenë të sigurt. Askush nuk do të merret në pyetje apo ndiqet. Ne i kemi falur të gjithë në dobi të stabilitetit ose paqes në Afganistan. Luftëtarët tanë, njerëzit tanë, ne të gjithë do të sigurohemi që mund të përfshijmë të gjitha palët dhe fraksionet e tjera”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF