
Princi Leka dhe e shoqja, Elia po i shijojnë pa masë pushimet me vajzën e tyre, Geraldinë. Vendi ku kanë zgjedhur t`i kalojnë këto ditë të nxehta është pranë kryeqytetit: bëhet fjalë për Gjirin e Lalëzit. Duket se princi dhe bashkëshortja e pëlqejnë mjaft këtë zonë. Ai postoi në rrjetet sociale foto ku shihet teksa kalon disa momente shumë të lumtura me vogëlushen e tij, e cila duket sikur cdo ditë e më shumë ngjan më tepër me të atin! ‘Duke ju përshëndetur nga pushimet e verës me beben Geraldinë”, ka shkruar princ Leka.



















