Legjenda e kinemasë Robert De Niro duket se është shëruar nga dëmtimi i këmbës që pësoi duke xhiruar “Killers of the Floëer Moon” të Martin Scorsese në fillim të këtij viti. Ai ka festuar ditëlindjen e tij të 78 -të në një varkë në Francë së bashku me një mikeshën e tij.
Ylli i “Goodfellas” u fotografua teksa dilte nga Hotel Eden Roc në Francë me një shoqëruese të identifikuar si një instruktore e arteve marciale. Të dy mbanin maska për fytyrën, ndërsa aktori u ndihmua nga bordi i ekuipazhit të varkës teksa zbriste prej saj.
Arratisja e De Niros vjen disa ditë pasi aktori i “Taxi Drive ” u pa në New York City, duke shëtitur rrugët e Tribeca për herë të parë pa mbajtësen e tij të gjurit pas lëndimit.
Kujtojmë që De Niro i tha “IndieWire” për plagosjen, “Ishte thjesht një shkelje e thjeshtë mbi diçka kur ndodhi, dhimbja ishte torturuese dhe tani më duhet ta rregulloj. Por ndodh, veçanërisht kur plakemi, duhet të jeni të përgatitur për gjëra të papritura”.



















