KreuCelebrity

Fjoralba Ponari ka humbur plot 20 kilogramë; dhe sapo zbuloi dietën që ka mbajtur

Moderatorja simpatike Fjoralba Ponari ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera zbuloi se ajo ka humbur plot 20 kilogramë. Teksa ndjekësi e pyet se si u dobësua, ajo ka zgjedhur të ndajë më të eksperiencën e saj, duke theksuar se hante vakte çdo 3 orë, por me porcione të vogla. FIoralba sapo dha dhe recetën e dietës së saj për të gjithë ju…

“Kam qenë 70 kilogramë, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani jam 56 +-2 në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar, haja vakte çdo 3 orë por me porcione të vogla!

1-Omletë të pjekur me perime në mëngjes (2 të bardha, 1 të verdhë, speca, karrota, djathë)

2- 1 frutë të stinës para drekës

3-Sallatë sipas dëshirës dhe supë/peshk në drekë

4-1 frutë sipas dëshirës pasdite

5-Kos/qumësht me tërshërë darkë

6-Çaj jeshil para gjumit

Ps. konsumoja 2.3 -3 litra ujë gjatë ditës. Uroj të të kem ndihmuar”, ka shkuar moderatorja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF