Nga momenti që Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, të shumta kanë qenë lajmet që kanë aluduar për një shtatzënie të mundshme. Por mesa duket këtë herë dyshimet se Marina është shtatzënë janë të vërteta. Gjithçka nisi nga fotografitë e fundit që Marina ka postuar në Instagram, ku duket sikur kujdeset që barku i saj të mos duket, më pas mungesa e saj në episodin e fundit të “Klanifornisë”, apo edhe fotografitë e munguara nga pushimet e verës që kanë qenë të zakonshme për çiftin çdo verë. E përpos gjithë këtyre detajeve, burime pranë Anabel kanë konfirmuar se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.



















