Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është e njohur për anën e saj artistike dhe krijuese, por ajo ka gjithashtu një hobi tjetër, edhe më kreativ: thurjen. Në fakt, pasi pamë zhytësin anglez Tom Delay të thurte gjatë finales së zhytjes olimpike të grave, interesi për këtë art është rritur fuqishëm. “Thurja me grep” u bë shumë e njohur edhe sepse veshjet e thurura u futën në botën e modës. Sipas Lyst, një platformë globale e blerjeve, kërkimet për artikuj “të thurur” dhe “me grep” kanë pësuar një rritje të madhe prej 89% gjatë vitit të kaluar.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kate Middleton zbulon hobin e saj të fshehtë. Duke folur në një udhëtim në Glasgoë në 2013, Kate tha: “Po përpiqem të mësoj si të thur, por jam vërtet keq. Duhet të kërkoj këshilla!”. Por përpjekjet për të bërë një triko për djalin e saj nuk shkuan sipas planit. Në vitin 2020, Kate u shpreh: “Unë u përpoqa të thurja për George. Unë u përpoqa ta bëja një triko, por arrita në gjysmë të rrugës dhe hoqa dorë. Thurja është një aftësi e jashtëzakonshme dhe unë do të doja ta mësoja më mirë” .
Edhe ne do të ishim shumë kuriozë të shihnim përpjekjet e Kate Middleton për të thurur, pasi jemi të sigurt që do të ishin shumë të lezetshme….



















