KreuCelebrity

“Ju lutem, mos e njihni qeverinë talebane”, gazetarja shpërthen në lotë në konferencën e Nato-s!

“Ju lutem, mos e njihni qeverinë talebane”, gazetarja

Pas marrjes së kontrollit të Afganistanit, talebanët u përpoqën të përcillnin mesazhe pajtuese, duke treguar se nuk dëshirojnë konflikte. Po rata që kanë jetuar më parë nën terrorin e tyre, e dinë që nuk mund t`i besojnë. Në konferencën për shtyp që mbajti sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, gazetarja Lailuma Sadid, me origjinë afgane që punon për gazetën e Brukselit, “Morning Newspaper”, shpërtheu në lotë, duke i kërkuar ndërkombëtarëve të mos e njohin këtë qeveri. “Sa politika të tjera të dështuara do të ndjekin para se të gjendet një zgjidhje? Ne e kemi parë situatën. Sepse si një grua nga Afganistani … është e qartë se situata është shumë e vështirë. Ka mijëra gra në Afganistan që nuk e dinë çfarë i pret, çfarë ndodh … Ju lutemi mos i njihni talebanët pa asnjë kusht, siç bëri Donald Trump kur nënshkroi marrëveshjen me talebanët. NATO dhe bashkësia ndërkombëtare kanë qenë të pranishme në Afganistan për 20 vjet, dhe tani ne po kthehemi 20 vjet mbrapa. Unë do të doja të pyesja se si është e mundur kjo? Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ishin në krye të civilizimit, ata mundën fashizmin dhe nazizmin në Luftën e Dytë Botërore. Tani, pavarësisht forcës së tyre, ata nuk mund të luftojnë talebanët”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF