Blogerja e famshme në mbarë botën këtë fillim vere ju rikthye një stili të tejkaluar të veshjeve verore të trikotuara. Chiara Ferragni u shfaq në Instagram me kostume dhe të brendshme, që vetëm fresk nuk duket se të mbajnë!
Por, po e veshi Chiara e vesh gjithë bota!
Kështu pas saj këtë trend e përqafuan edhe motrat e saj, Valentina dhe Francesca, po ashtu të famshme në Itali dhe jo vetëm.
Sot rrjetin e pushtuan në fakt fotot e Dua Lipës, këngëtares me fame botërore, që u shfaq me bikini provokuese në të njëjtin material si motrat italiane!
Në Shqipëri ky trend nuk gjeti shumë mbështetje, ose së paku deri më tani nuk kemi parë dikë që të guxojë kaq shumë!



















