Pas ndarjes së bujshme nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka folur për herë të parë në një intervistë për “Entertainment Tonight”. Ai është shprehur se është mirënjohës për 5 vitet që ka kaluar me Jenniferin dhe tanimë ai po shikon përpara. “Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen”, është shprehur ai.



















