
Dhe në fund mbi gjithçka është familja! Pasi e kemi parë gjatë gjithë verës nën shoqërinë e miqve, një pjesë e madhe e tyre personazhe të njohur të ekranit dhe medias, në fund moderatori i njohur Xhani Shqerra po relaksohet me njeriun më të shtrenjtë të zemrës së tij. Pikërisht këto ditë të nxehta gushti ai po i kalon pranë detit me nënën e tij! Një dedikim i tij në Instagram “I love you mama”, dhe disa foto me nënën e tij kanë qenë postimi më i ëmbël i kësaj dite në IG!
Xhani Shqerra përveç ekranit është edhe imazh publicitar i brandit italian Aquamarine, e këtë vit edhe Drejtor Imazhi e Marketingu i kompanisë së udhëtimeve Globus Travel!



















