Është bërë virale në internet fotoja e një bojaxhiu që lyen me bojë për t`i mbuluar reklamat e një salloni nusërie në kryeqytetin afgan, dhe kjo pak ditë nga marrja e pushtetit në vend prej militantëve talebanë. Ajo që nuk dinim që në fillim megjithatë ishte që vajza në foto është një modele shqiptare, Beatrix Ramosaj. Ka qenë ajo vetë që postoi fotot e reklamës, të cilat i ka realizuar për një kompani turke dhe duket se kanë përfunduar edhe në Kabul.



















