KreuCelebrity

Valentino Rossi jep lajmin e bukur; së shpejti do të bëhet baba

Valentino Rossi dhe Francesca Sofia Novello janë në pritje të vajzës së tyre të parë! “Pas një vizite të kujdesshme, mund t’ju themi se Franci është shtatzënë! Ne presim një vajzë ” ka shkruar në njoftimin e tij në Instagram “Doktori”, siç quhet kampioni i motoçiklizmit nga fansat. Ai ka publikuar disa fotografi shumë të bukura, ku shihet që ka vendosur syze dhe është veshur si doktor, teksa dëgjon me krenari barkun e rrumbullakosur të partnerit të tij.

Lajmin e bukur padyshim e dha edhe nëna e ardhshme: “Ti dhe unë do të jemi tre, zemra ime është plot gëzim”, shkroi ajo në postimin e saj.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF