Scarlett Johansson është nënë për herë të dytë. Aktorja e “Black Widow” dhe bashkëshorti i saj Colin Jost u bënë prindër të një djali, të cilin e bekuan me emrin Cosmo.
Këtë lajm të bukur e bëri me dije vetë Cost në rrjetin e tij social Instgram, “Në rregull, ne kemi një fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë.”, shkroi ai. Kujtojmë që çifti u martua tetorin e kaluar, dhe ky është fëmija i parë për ta.



















