Rita Ora dhe Taika Waititi disa javë më parë zyrtarizuan lidhjen e tyre publikisht, dhe duket se po jetojnë ditët e tyre më të mira.
Së fundmi aktori dhe regjisori i njohur ka festuar 46-vjetorin. Ata organizuan një festë në Londër, ku të pranishëm ishin shumë të ftuar mes tyre edhe aktorja Kristen Steëart dhe vajza e legjendës së popit Michael Jackson. Kjo është ditëlindja e parë e regjisorit që ata e festojnë së bashku si çift, dhe duket se e kanë shijuar pafund.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, disa fotografi nga festa, ku duket qartë se kanë shijuar pafund çdo moment.



















