Mesa duket këngëtari 27-vjeçar Liam Payne dhe modelja Maya Henry janë rikthyer sërish bashkë, vetëm 3 muaj pasi u tha se i dhanë fund romancës se tyre.
Ata janë fotografuar në përkrah njëri-tjetrit, ku modelja dukej në super formë teksa kishte veshur një fustan të ngushtë, ngjyrë rozë. Ndërsa këngëtari kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë.
Gjatë kësaj kohe ndoshta ata e kuptuan që nuk mund të jetojnë dot pa njëri-tjetrin, madje një burim pranë tyre ka treguar se dyshja nuk ka prishur as planet e martesës dhe së shpejti do ta kurorëzojë dashurinë me martesë.



















