Listës së qyteteve që do të hapin dyert për shtetasit afganë i është shtuar edhe qyteti i Beratit. Pas Tiranës dhe Durrësit, Berati do të jetë një ndër qytetet që do të strehojë afganët që priten të vijnë në Shqipëri. Hotelet e Beratit janë njoftuar nga institucionet vendore që do të merren me strehimin e afganëve, të jenë në gatishmëri dhe mesa duket një nga hotelet e këtij qyteti i ka thënë po ardhjes së tyre.



















