
“Më del vetë i dytë drekë, në majë të malit, një festë e bukur dhe Marina, kujdes më del vetë i tretë pastaj…” Këtë parashikim moderatores së njohur Marina Vjollca ia bëri me shaka në muajin tetor (por që doli i vertete) një fallxhore e pazakontë: Lushi e Klanifornias. Nën interpretimin e Delinda Dishës, edhe pse e dimë se është një skec, ato fjalë po tingëllojnë cuditshëm tani kur është mësuar se Marina është vërtet në pritje të ëmbël! Një koincidencë e bukur apo dicka tjetër? Burime për Anabel konfirmuan se këtë radhe, lajmi është i vërtetë dhe dyshja do të bëhen prindër për herë të parë, edhe pse që prej 2018-tës, qarkullonin vazhdimisht pretendime të ngjashme.



















