KreuCelebrity

Kompozitori Shpëtim Saraçi gati mbytet në det, vrojtuesi: “Dëgjova britma”!

Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht pasi rrezikoi të mbytej në plazh në Hamallaj disa ditë më pare, shkruan panorama.com. Sipas saj, Saraci ka qenë në mes të dallgëve në vështirësi, dhe është pikasur nga roja i plazhit që ka vepruar menjëherë. Në një njoftim nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thuhet se 10 minuta para se të mbyllte turnin vrojtuesi Ismet Keta ka dëgjuar britma për ndihmë nga dy miq të kompozitorit. Ai është drejtuar menjëherë drejt plazhit publik dhe ka hyrë mes dallgëve për të shpëtuar Saraçin, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit dhe ishte në rrezik për jetën, vazhdon gazeta. Pas 20 minutash “betejë” me dallgët, vrojtuesi ka arritur ta nxjerrë nga uji. Federata njoftoi se bëhej fjalë për një “personazh që i ka dhënë shumë publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdojë t’i japë”, duke ndarë një foto ku imazhi i tij është censuruar, por Panorama mësoi se bëhej fjalë pikërisht për kompozitorin e njohur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF