
Britney Spears është akuzuar se ka goditur një nga punonjëset në shtëpinë e saj. Punonjësja pretendon se ylli i popit e goditi me një telefon te duart pasi patën një mosmarrëveshje. Ndërkohë avokati i Spears, Matheë Rosengart, i ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se kjo ngjarje është ekzagjeruar. “Ky është një ushqim i bujshëm për tabloidët, asgjë më shumë se “ai tha, ajo tha” në lidhje me një celular, pa asnjë goditje dhe padyshim asnjë dëmtim. Çdokush mund të bëjë një akuzë, por kjo duhet të ishte mbyllur menjëherë”, ka deklaruar ai.



















