Romanca e Russell Croëe me aktoren e shndërruar në agjente të pasurive të paluajtshme Britney Theriot po forcohet çdo ditë më shumë. Dyshja u panë duke u përqafuar dhe puthur pas një loje tenisi në Sidnei.
Russell kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra dhe atlete që kombinoheshin me veshjen e tij ngjyrë të zezë. Ndërsa Britney kishte veshur një uniformë sportive të zezë, teksa mbante veshur edhe një kapele të zezë.
Russell dhe Britney e konfirmuan lidhjen e tyre të përfolur fillimisht me një puthje në fushën e tenisit në nëntor të vitit të kaluar. Fituesi i Oskarit besohet se është takuar për herë të parë me ish-aktoren në xhirimet e filmit të tij 2013 Broken City.



















