Preku majat e famës, por tani do të përballet me drejtësinë. Kuzhinieri i famshëm Nusret, apo “Salt Bae”, sic e ka pagëzuar shtypi i huaj akuzohet nga pesë punonjës të zinxhirit të tij të restoranteve se i ka detyruar të punojnë jashtë orarit dhe nuk i ka paguar. Punonjësit, të gjithë shtetas turq ankohen se janë shfrytëzuar ashpër prej tij.
Pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet e biznesmenit të njohur. Por kur mbërritën atje dhe u pajtuan me një pagë fikse javore, u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për orët shtesë. Ata u ankuan se “Nusreti ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, i shante dhe u bërtiste shpesh punonjësve e madje i fajësonte ata edhe për gabimet e të tjerëve”.



















