KreuCelebrity

Fshinë foton e saj në Kabul, Beatrix Ramosaj:”Keqardhje e thellë për të gjitha ato gra e vajza që…”

Rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistanështë një goditje e rëndë për arritjet që u shënuan me shumë mundim këto 20 vitet e fundit në drejtim të të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave në këtë vend. Një prej sinjaleve të para që dëhsmuan qartë se cfare linje ekstremiste do të vazhdojnë të ndjekin në këtë drejtim militantët talibanë, ishte fshirja e fotove reklamuese të femrave, e një prej tyre bëri xhiron e botës. Modelja e saj ishte pikërisht Beatrix Ramosaj.

Beatrix ka reaguar me një status të gjatë në Instagram ndaj gjestit shokues. “Shume njerez me kane pyetur sesi ndihem per fshirjen e fotografise sime nga vitrinat e Kabulit. Jam pa fjale dhe ndihem jashtezakonisht shume keq, jo sepse eshte portreti im, aty mund te ishin me mijera vajza te tjera shume te bukura, por sepse mendoj per te gjitha ato gra dhe vajza qe tashme skane me asnje grimce lirie dhe mundesi per te shprehur veten. Ndihem shume keq si artiste dhe si femer, pasi mendoj se roli jone eshte akoma me i madh se i te krijuarit art, por edhe per te ngritur zerin per ceshtje te ndryshme, per te frymezuar, per te dhuruar enderra dhe shpresa per me te vegjlit. Ndoshta per disa ato fotografi jane thjesht fushata promocionale per te shitur fustane, por ne nje shoqeri qe ishte ende duke u rimekembur, ishin nje fije shprese me shume per vajzat e vogla, qe duke pare ato fotografi ndoshta enderronin te ardhmen e tyre te bardhe, te drejte, te lumtur , me partnerin e zemres qe kane zgjedhur vete dhe kurrsesi duke pare ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanet do te ktheheshin e do te shuanin enderrat e tyre… E urrej faktin qe pas shume vitesh perpjeke per liri por dhe per te ngritur imazhin e gruas ne #Afganistan tani cdo gje eshte rrenuar. Por une vij nga nje familje e forte, me gra te forta, qe me kane mesuar qe pas cdo rrezimi, ka nje ngrite dhe qe e drejta eventualisht do te triumfoj. Gjithashtu duke qene me origjine nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe qe te gjithe refugjatet jane duke kaluar tani, unë lutem për ju dhe lutem për brezin e ri afgan, me shpresën se një ditë do ta shijojnë lirinë sërish e se nuk do ta lenë kurrë atë ndjesi të zhduket. Por vetëm lutja nuk ndihmon, ajo që ndihmon është të ngresh zërin dhe te jesh i kuptueshem. Ne mes te kesaj krize te madhe humanitare, do i kerkoja te gjithe te rinjve/bashkemoshatareve ne Shqiperi, ne Europe, ne SHBA, te behen me te mirekuptueshem dhe ta kene parasysh qe “Asnje njeri nuk do zgjidhte te vdiste ne ajer, po mos ta dinte sesa e rrezikshme eshte toka ne te cilen shkel”!

 

 

A post shared by BEATRIX (@beatrixramosaj)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF