KreuCelebrity

Habit princesha Beatrice: “Dhuratë, nëse fëmija lind me disleksi”!

Në pritje të ëmbël, princesha Beatrice bëri një pohim befasues: ajo tha se do ta “shihte si dhuratë” nëse fëmija i saj do të kishte disleksi. 33 vjecarja i shoqi, Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, presin të bëhen prindër në vjeshtë.

Ajo që nuk dinim rreth tyre, dhe e mësuam vetëm tani është se janë që të dy disleksikë. Bëhet fjalë për një crregullim që ndikon në aftësinë për të shkruar, lexuar, shqiptuar, shkruar dhe folur e mendohet se shfaqet dhe në familje. Kjo është dhe arsyeja përse cifti po përgatitet për mundësinë që fëmija të ketë të njëjtën simptomë. Po përse Beatrice e konsideron një fat?

Princesha thotë se vështirësitë e hasura e kanë shtyrë gjithmonë të kërkojë më shumë nga vetja. “Gjithmonë e shihja si diçka për të ecur përpara, shihja gjithmonë atë që mund të bëja. Asnjëherë atë që nuk mundesha,” u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF