KreuCelebrity

Foto/ Kim Kardashian dhe Kanye West drekojnë së bashku; pa fëmijët e tyre

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë bërë një paraqitje të rrallë publike, në mes të betejës së tyre të vazhdueshme për divorc. Ata me sa duket po vërtetojnë se ndarja e tyre është miqësore.

Reperi, 44 vjeç dhe themeluesja i KKW Beauty, 40 vjeçe, u panë duke drekuar së bashku në Malibu, pa katër fëmijët e tyre. Çifti miliarder u fotografua duke parkuar makinën e tyre para hotelit të madh Nobu Ryokan, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të familjes Kardashian.

Kujtojmë që Kim e ka mbështetur Kanye-n, gjatë punës së albumit të tij të ardhshëm “Donda”, duke marrë pjesë në të dy festat e tij të albumit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF