KreuCelebrity

Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara janë gati për të thyer tabu me duetin e ri

Lajmi se Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara do të sjellin një projekt muzikor së bashku, padyshim që gëzoi gjithë fansat e shumtë që dy artistet kanë dhe të gjithë janë të bindur që ky projekt do të jetë hiti i radhës i kësaj vere.

Por me sa duket vajzat i kanë kaluar pritshmëritë, dhe fansat janë bërë edhe më kureshtarë teksa Arilena publikoi në Instagramin e saj një fotografi ku dy artistet shihen shumë të afërta me njëra-tjetrën. Projekti do titullohet “Thirr policinë” dhe do të publikohet pas një javë. Se cila do të jetë tematika e këngës, na duhet të presim edhe pak për ta mësuar…

 

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF